Me premierën e dy baleteve me nga një akt  – “Nata valpurgiane” e Sharl Guno dhe “Karmen” eZhorzh Bizedo të hapet sezoni i ri i baletit në OBN,të shtunën, në orën 20:00.

Në vitin në të cilin OBNe shënon 70-vjetorin e ekzistimit, drejtoresha Ollga Pango vendosi të vërë në skenë baletin “Nata valpurgiane”, pikërisht se me këtë vepër të operës së Faustit të Sharl Guno në vitin 1949, në koreografinë e Gjorgji Makedonski dhe me shkopin e dirigjentit të Trajko Prokopiev, fillon zhvillimi i baletit maqedonas.

Për 70-vjetorin, përveç premierës së baletit “Nata valpurgiane” dhe “Karmen”, nga opera njoftojnë një premierë krejt të re të operës “Karmen”, si dhe ekspozitë dhe një koncert gala.