Në ditën e sotme në vitin 1945, Presidiumi i ASNOM-it solli vendim për themelimin e Teatrit Popullor Maqedonas. TPM lind nga aktiviteti skenik i një grupi të aktorëve dhe artistëve si pjesë e Teatrit Partizan gjatë kohës së luftës dhe revolucionit socialist, dhe atëherë grupi më i njohur kulturor-artistik “Koço Racin”, për tu bërë thelb i veprimtarisë teatrore, bëhet Teatri i parë nacional profesional maqedonas. Drejtor është caktuar regjisori Dimitar Qostarov, kurse aktori Ilija Milçin për sekretar-dramaturg.

TPM punon në objektin i cili gjatë tërmetit u shkatërrua, në të cilin vend është ndërtesa e tanishme e këtij Institucioni Nacional. Premiera e parë ishte me 3 prill të vitit 1945 “Platon Kreçet”, prej atëherë Teatri Popullorë Maqedonas bëhet dëshmitar për lindjen, rritjen dhe momentin aktual të Teatrit Popullor Maqedonas. Krijon vendin e vet në vend dhe në hartën e Jugosllavisë së vjetër, Evropa dhe bota.