Në ceremoninë e Qendrës së Kulturës, zëvendësministri Vlladimir Llazovski, mbajti fjalim para audiencës së madhe.

“Ministria e Kulturës në Festivalin “Muzika e Botës” e ka njohur partnerin e saj i cili është duke profilizuar në një eveniment që është vlerësuar me programin e tij cilësor, ekskluziv dhe të respektueshëm. Eveniment, i cili me konceptin e tij të rëndësishëm dhe progresiv të afirmimit të zhanreve të ndryshme muzikore ka kontribuar në zhvillimin e barabartë rajonal në kulturë dhe kontribuon në afirmimin e kulturës muzikore në vend, dhe në animimin gjithnjë në rritje të audiencës së re”, tha Llazovski në hapjen e festivalit.

Festivali filloi me koncertin e Heli Siekinen, artistja e njohur finlandeze, e shoqëruar nga Orkestra Kamertale e Manastirit dhe vokalistja Marija Dimitrijeviq.