Botimi i dytë i librit të fundit të poezisë “21” nga prozatori dhe poeti i njohur ndërkombëtarisht, Igor Krajçev, nga Velesi, mbrëmë u promovua në Bibliotekën Lokale “Goce Dellçev”.

Para numrit të madh të të pranishmëve, fjalime promovuese për përfaqësuesin e gjeneratës së re të poetëve nga Velesi, fitues i çmimit “Jovan Koteski 2019”, si dhe shumë çmimeve të tjera prestigjioze, me disa vepra letrare të botuara mbajtën prof. dr. Kristina Nikollovska dhe prof. dr. Venko Andonovski.