Në kuadër të Verës së Shkupit 2019 sonte në Kurshumli An do të mbahet interpretimi interaktiv i teatrit „Aktori – Njeri“, ndërsa në Suli An do të shfaqet filmi italian „Pas hapave të babait tim“ në regjinë e Marko Segato.

Autore dhe regjisore e interpretimit interaktiv „Aktori – Njeri“ është Tea Begovska, muzika është e Enes Begovski, ndërsa luajnë Nikolla Kuzelov dhe Nadica dhe Darijan Petrov.

Në filmin italian „Pas hapave të babait tim“ (2016) të regjisorit Marko Segato, interpretojnë aktorët Mirko Artuzo, Luçia Maskino, Leonardo Mason… Filmi është fitues i Globit të Artë të Kinematografisë së Italisë, nominimi për çmimin „David di Donatelo“ për regjisorin më të mirë të ri.