Ovacione dhe kritika ledhatuese morri pianisti Simon Trpçevski pas shfaqjeve të turneut të tij recital në Dablinë dhe Londër, njoftoi KulturOp.

Pas masterklasit që e mbajti të kryeqytetit irlandez, për të cilën gjithashtu ka pas interes të madh, Trpçevski mbajti koncert të paharruar, duke iu drejtuar  me një  recital për gjatë gjithë mbrëmjes, në kuadër të serisë prestigjioze në sallën e Koncertit Nacional në Dablinë.

,, Ai erdh, interpretoi dhe  përvetësoi- ashtu Endrju Larkin, kritik i ,,Bahtrek”, e filloi recensionin e titulluar,,Performim i jashtëzakonshëm i Simon Trpçevski në Dablin”, duke vazhduar se shfaqja ka qenë me ,, elegancë të përsosur, e mbushur me gjykim të thellë, e mbështetur me një teknikë kolosale, e cila nuk mundi të bënte asgjë tjetër përveç se të mahnitë audiencën”.

Programi shfaqte vepra romantike më pak të njohura nga Brams dhe List, ndërsa pjesa e dytë nga recitali i është dedikuar kompozitorëve rus (Prokofjev dhe Musorgski/Rimski Korsakov). Një dedikim i veçantë për publikun e entuziazmuar në Dablinë ishte performanca e këngës evropiane fituese “Hold me now” nga Xhoni Logan.

Seri koncertesh në mars të Trpçeski vazhdojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Spanjës, Kroacisë dhe përsëri në Britaninë e Madhe.