Pas më shumë se një dekadë, IN Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore “Tanec” – Shkup me rastin e 70-vjetorit të themelimit këto ditë janë në turne nëpër Australi.

Ambasadori më i madh i folklorit dhe traditës maqedonase do të mbajë një seri koncertesh në Melburn, Kanbera dhe Sidnej nga 17 deri më 24 nëntor.

Publiku do të jetë i lumtur ta shikojë pasurinë e muzikës, vallëzimit dhe këngës të prezantuar nga profesionistët e shquar, të cilët më së shumti e vërtetojnë dhe kultivojnë identitetin kulturor maqedonas dhe trashëgiminë shpirtërore.