Meqë në mbledhjen e djeshme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi informatën lidhur me nivelimin e rrogave të punonjësve në institucionet në fushën e kulturës sipas veprimtarive, punonjësit në kulturë munden që rrogat e muajit prill t’i marrin sipas koeficienteve, në veprimtaritë.

Përllogaritjet treguan se 2899 punonjës në kulturë do të kenë rritje të rrogave.

Me nivelimin është tejkaluar një padrejtësi e madhe dhe shumëvjeçare në fushën e kulturës, që mund të vërehet në përllogaritjet të cilat janë bërë në Ministrinë e Kulturës. Ministria e Kulturës shpjegon se reagime të caktuara të cilat shfaqen në institucionet dhe në opinion janë për shkak të interpretimit të padrejtë të procesit të nivelimit. Shpjegojmë se nivelimi është barazimi i rrogave në vendin e njëjtë të punës sipas koeficienteve të veprimtarive, e jo nënshkrimi i marrëveshjes së re kolektive për punonjësit në kulturë.

Koeficienti i cili merret si bazë për nivelimin është koeficienti i cili paraqitet si koeficienti më i lartë në vendin e punës në veprimtaritë e caktuara.

Me nivelimin e rrogave janë përfshirë të gjithë punonjësit në kulturë, përkatësisht punonjësit në institucionet nacionale dhe punonjësit në institucionet lokale në fushën e kulturës.

Duke pasur parasysh se në pajtim me Marrëveshjen Kolektive, institucionet lidhin marrëveshje kolektive në nivel të punëdhënësit, të gjitha institucionet në fushën e kulturës nënshkruajnë anekse të marrëveshjeve kolektive me të cilat do të përcaktohen koeficientet që nivelohen. Në institucionet të cilat nuk kanë marrëveshje kolektive për të zbatuar nivelimin, institucionet vetë përpilojnë marrëveshje të re kolektive.

Me këtë informatë të miratuar në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së RMV-së është konstatuar se Ministria e Kulturës është në fazën e përpilimit të Ligjit të ri për interesin publik në kulturë, i cili do të harmonizohet me ndryshimet e reja të ligjeve në fushën e administratës publike, përkatësisht me Ligjin për nëpunësit administrativë dhe Ligjin për të punësuarit në sektorin publik, dhe pas miratimit të tij dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes së re kolektive do të krijohen kushtet lidhur me harmonizimin e ri të rrogave në kulturë.