Juria për çmimin vjetor, “Romani i vitit” që e ndanë fondacioni për avancimin dhe promovim të vlerave kulturore “Sllavko Janevski” në bashkëpunim me qytetin e Shkupit, dhe nën mbështetje të përgjithshme të “Bankës Komerciale” AD, në përbërje Nikolina Andova Shopova (kryetare), Millovan Stefanovski (shkrimtarë), Vesna Mojcova Qipishevska (profesoresh në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”), Sllave Gjorgjo Dimovska (shkrimtarë) dhe Katerina Bogoeva (Kryetare e fondacionit “Sllavko Janevski”) në mbledhjen e saj përbërëse u konstatua që viti karakterizohet me një produkcion të pasur romancier, duke pasur parasysh faktin që në konkursin vjetor janë paraqitur 38 romane.

Sipas propozimeve të çmimit, juria  do të duhet të njoftojë emrin e laureatit më së voni deri më 15 mars, përderisa dorëzimi zyrtarë i çmimit do të ndodhë në pjesën e parë të Prillit.

Çmimi “Romani i vitit” ndahet për herën e 21-të. Atë e themeloi dhe e ndau “Utrinski Vesnik” deri në shuarjen e tij në vitin 2017, kur çmimin e mori Fondacioni “Sllavko Janevski”. Çmimi “Romani i vitit” përbëhet nga statusi origjinal, pllaketë dhe shumë të hollash prej 150 000 denarë.