Në Shkup sot është promovuar “Gramatika e gjuhës bashkëkohore rome”, me të cilën u shënua edhe Dita e Alfabetit Rom, transmeton Portalb.mk.

Autorë i librit është Latif Demir, i cili gjatë promovimit shprehu drojë nëse në të ardhmen do të ketë ndokush që do të merret me gjuhën rome, ngaqë gjërat janë duke shkuar shumë ngadalë.

“Frikësohem se nëse të ardhmen do të ketë ndokush që do të merret me gjuhën rome, sepse kushtet që janë duke u dhënë, janë duke bërë që gjërat të zhvillohen shumë ngadalë”, tha Demir.

Në ngjarje, fjalim mbajti edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ministri përgjegjës për zbatimin e strategjisë për romët, Muzafer Bajram dhe deputeti Samka Ibraimovski.

Zaevi deklaroi se publikimi i Gramatikës, është një dëshmi e përkushtimit të Qeverisë për realizimin praktik të motos “Një shoqëri për të gjithë”.

“Publikimet e kësaj natyre janë të nevojshme, ngaqë ata paraqesin dëshmi se tregohet përkushtim për realizim të inkluzivitetit të të gjithë komuniteteve në shoqëri”, tha Zaevi.

Nga ana tjetër, ministri Bajrami tha se gjendja e romëve është e vështirë gjithkund, dhe se rruga për tejkalimin e vështirësive “nuk do të jetë e lehtë”.

Pjesëmarrës në promovim ishin edhe ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Jetësor, Naser Nuredini dhe kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush.

Në fillim nga e majta: Zoran Zaev, Latif Demiri, Naser Nuredini, Hysni Ismaili dhe Kurto Dudush pas