Festivali “Aktfest” ka njoftuar se ka ndryshim të programit kulturor, pasi për shkak të tërmetit tragjik të 26-nëntorit në Shqipëri, Durrësi e ka anuluar pjesëmarrjen në të, transmeton Portalb.mk.

Durrësi, me Teatrin “Aleksandër Moisiu” shfaqjen “Revizori” duhej ta prezantonte më 2 dhjetor, por në vend të tij, do të merr pjesë Teatri i Tetovës me shfaqen “Jashtë bie borë” nën regji të Qëndrim Rijanit, ndërsa luajnë aktorët Trimosh Ramadani, Petrit Neziri, Blerim Ismani dhe Muzafer Etemi.

Përndryshe, “Aktfest” do të fillojë sot, në ora 20:00 në Teatrin Kombëtar Maqedonas.

AKTFEST – në Shkup mbahet festivali i aktorit