Instituti për literaturë maqedonase sot në mesditë do të promovoj përmbledhjen e titulluar “Kultura në shitje: konsumerizmi dhe komercializmi i produkteve kulturore” nga këshilli i organizuar shkencor me të njëjtin emër me 28 dhe 29 nëntor të vitit 2018 me rastin e dhjetë vjetorit të studimeve kulturore në Institut. Ideja ishte që të përcillet se ku do të shkojë komercializmi i kulturës në vend, sa këto procese e zhveshin kulturën nga thelbi kryesorë i saj dhe i ndryshojnë nevojat e tregut.

Autorët e punimeve janë shkencëtarë nga më shumë fusha – kulturollog, filozof, estetist, historian të artit, si dhe shkrimtarë dhe botues. Kryeredaktorë janë profesorët e Institutit të literaturës maqedonase Ana Martinoska dhe Maja Jakimovska – Toshiq, ndërsa redaktorë ekzekutiv është Biljana Janovska – Stefkovska.