“Përrallë” është titulli i koncertit, që orkestra e Filarmonisë do ta mbaj këtë të enjte në ora 20.00. Si soliste do të performojë violinistja e veçantë amerikane Ester Ju, ndërsa dirigjent është Çarls Oliveiri Munro nga Malta. Në program janë Koncerti për violinë dhe orkestra nga A. Glazunov, poema simfonike “Kampi i Valenshtajnit” nga B. Smetana dhe suita simfonike “Përrallë” nga J. Suk.

Ester Ju e tërhoqi vëmendjen e audiencës muzikore në vitin 2010 kur u bë fituesja më e re e garës ndërkombëtare të violinës “Sibelius”. Në vitin 2012 ishte nga laureatët më të rinj të garës “Mbretëresha Elizabet”. Nga viti 2014 deri më 2016 ishte “Artiste e gjeneratës së re” të BBC-së, dhe artistja e parë rezidente e Orkestrës mbretërorë filarmonike. Kritika e përshkruan performancën e saj si tepër të fuqishme dhe dramatike.