Në kuadër të punimeve përgatitore për fillimin e gërmimit në vendin e Kalasë së Gjenovicës, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Qendrës Konservatore Gostivar dhe Muzeut Arkeologjik në Shkup.

Gërmimet e këtij lloji ndodhin për herë të parë në historinë më të re në Rajonin e Gostivarit dhe më gjerë.

Pajisjet themelore për gërmimin e vendit tashmë janë blerë. Projekti i kërkimit arkeologjik në Kalanë e Gjenovicës është financuar nga Ministria e Kulturës.