Dorëshkrimi “Sekretet e bogomilëve” i autorit me shifër “Prolog” u përzgjodh më i miri në konkursin që u shpall për nder të veprës së Grigor Përliçev.

Juria me tre anëtarë njëzëri e përzgjodhi poezinë “Sekretet e bogomilëve” si më të mirën nga punimet e paraqitura në konkurs që çdo vjet e shpall Institucioni Kombëtar Qendra e Kulturës “Grigor Përliçev” nga Ohri.

Çmimi do t’i dorëzohet autorit në ceremoninë e organizuar në kuadër të manifestimit “Bisedat e Përliçevit”, që mbahet më 4 shkurt në Ohër, kur shënohet përvjetori i vdekjes së shkrimtarit dhe rilindësit të madh maqedonas, Grigor Përliçev.