Në Teatrin e Kumanovës – Drama Shqipe u shfaq premiera e “39 Shkallëve” nga filmi i Alfred Hiçkokut dhe e parodizuar nga Patrik Barlou, me regji të Ilir Bokshit, transmeton Portalb.mk.

Salla ishte e vogël për t’i zënë të gjithë të teatërdashësit që kishin ardhur për ta ndjekur lojën e aktorëve Qazmedin Nuredini, Lena Kryeziu Bokshi, Sefedin Shabani dhe Ismail Kasumi. Për asistent regjie shfaqja ka Ibër Dearin, kompozitor – Trimor Dhomin, skenograf – Ardian Kadriun, kostumografe – Edlira Qyshkën, ndërkaq organizator Jakup Jakupin.

Përveç publikut, ashtu edhe siç është bërë traditë, për ta ndjekur premierën kishin ardhur edhe artistë të teatrove të tjera të Maqedonisë.

Premiera e
Premiera e “39 Shkallëve”
Premiera e
Premiera e “39 Shkallëve”

I tillë është rasti edhe me pjesëtaren e Teatri të Shkupit, Anita Latifi, e cila shfaqjen e vlerësoi lartë, për siç tha ajo, për veçantinë që di ta sjellë në skenë Ansambli i Kumanovës. Ajo uron që Drama Shqipe në të ardhmen të ketë numër më të madh të shfaqjeve.

“Fillimisht këtë shfaqje po e shohë për herë të tret, herën e parë e kam parë në Prishtinë pastaj në Tiranë dhe tani në Kumanovë, por e dija se Iliri do të sjell diçka më ndryshe dhe në veçanti do të më pëlqej, gjithashtu dhe e ka freskuar Ansamblin me Lenën. Çdo shfaqje që e shohë në Kumanovë Ansambli na jep diçka të re dhe të freskët. Shpresoj që në të ardhmen edhe Drama Shqipe të ketë numër më të madhe të shfaqjeve”, tha Latifi.

Për veçantinë e shfaqjes, dhe të regjisorit Bokshi, fjalë miradije shprehu edhe aktori Fisnik Zeqiri.

“Sonte edhe një herë pamë punën e veçantë që e bënë Ilir Bokshi. Definitivisht ishte një shfaqje goxha interesante me gjetje regjisoriale shumë interesante dhe shumë të veçantë, gjë që e bëri shfaqjen një minispektakël”, tha Zeqiri.

Më e emocionuara e mbrëmjes duke të jetë aktorja Lena Kryeziu Bokshi, e cila përveç se ishte e vetmja femër e trupës së shafqjes, u rikthye pas 6 vjetësh në skenën e Kumanovës.

Lena Kryeziu Bokshi
Lena Kryeziu Bokshi

Për Portalb.mk ajo tha: “Emocionet kanë qenë të shumta për shkak natyrës së shfaqjes e cila teknikisht ka kërkuar shumë punë dhe gjithashtu një lloj tjetër i aktrimit që praktikohet në këto shfaqje. Nuk është aktrim natyralist qysh jemi mësuar ne në shfaqje të zakonshme. Është pak ma aktrim tregues. Është pak të dilet prej sistemit të punës që e bëjmë zakonisht. Besoj që u përmbledh mirë”, tha Kryeziu Bokshi.

Ajo duke zbuluar planet e saja në të ardhmen, tregoi se po bëhet gati për një serial të ri që po incizohet gjatë verës. Bëhet fjalë për një dramë e llojit aventurë.

E më i stresuari i mbrëmjes, sigurisht se është regjisori Ilir Bokshi. Pavarësisht kësaj, ai nuk reshti të shpreh kënaqësinë për bashkëpunimin e mirë që trupat teatrore ia japin në Maqedoni të Veriut, prandaj “me gjithë dëshirë do të punoja sërish”.

“Në fillim të shfaqjes isha pak i ngurtë, sepse është edhe problem i zhanrit. Dikur pas duartrokitjeve të publikut, u ndikova mirë dhe pak sa u qetësova. Në kësi lloj shfaqje me parodi zakonisht nuk përmban ndonjë mesazhe, por janë përqeshje me realitetin. Kam punuar edhe më parë në Teatrin e Tetovës dhe Shkupit, dhe gjithmonë jam ndarë i kënaqur për shkak se bashkëpunimit ka qenë i mirë. Me gjithë dëshirë kisha dashur që bashkëpunimi jonë të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Bokshi.

Premiera e
Premiera e “39 Shkallëve”