Shfaqja „Njeriu jastëk“ e punuar sipas tekstit me emrin e njëjtë nga Martin Mekdona, në regji të Jane Spasiq, premiera do të jepet nesër (4 maj), në Teatrin e Dramës – Shkup.

Bëhet fjalë për njërin nga tekstet më interesante dhe më emocionuese, por edhe më komplekse të Mekdonës. Ekipin e autorëve e përbëjnë Marko Janev – skenograf, Frosina Stojanovska -asistente e skenografisë, kostumografe – IrinaTosheva, muzika – DarijaAndovska, disenji i dritës – VlladimirDimoski, përkthimi i tekstit –Gorjan Milloshevskidhe Jane Spasiq.

Rolet i interpretojnë: Zoran Lutkov, Filip Trajkoviq, Zllatko Mitreski, Sonja Stambollxhioska, Simona Dimkovska, Damjan Cvetanovski, Anastasija Anevska dhe Mihail Stojanovski. Shfaqja këtë muaj do të jepet më 11, 17 dhe 22 në skenën e vogël në Teatrin e Dramës.