Me rastin e vitit të parë të shënimit të Ditës së Gjuhës Maqedonase, Qeveria sot do të organizojë pritje në të cilën do të mbajë fjalim kryeministri Zoran Zaev. Në mbledhjen qeveritare muajin e kaluar ishte miratuar vendimi që 5 maji prej këtij viti të jetë Dita e Gjuhës Maqedonase si festë me karakter pune.

Shpallja është në nder të Aktvendimit të Qeverisë Kombëtare të Maqedonisë Federale nga viti 1945 për miratimin e alfabetit të gjuhës maqedonase si shkrim zyrtar dhe ligjësimi i drejtshkrimit të parë me çka ishte standardizuar gjuha maqedonase.

Instituti i Gjuhës Maqedonase „Kërste Misirkov“ sot do të organizojë tribunë „Përdorimi i gjuhës maqedonase“ në kuadër të manifestimit „Ditët e Bllagoja Korubin“.

Do të shqyrtohen çështjet për të respektuar normën e gjuhës standarde në të gjitha fushat shoqërore dhe në stilet e veçanta funksionale, për vendosjen e gjuhës maqedonase në aktet ligjore dhe nënligjore – gjuha maqedonase në procesin arsimor, arritja dhe nevoja nga botimet leksikografike si parakusht i rëndësishëm për të miratuar dhe mësuar gjuhën standarde maqedonase, detyrat prioritare në kërkimet gjuhësore, etj. Fjalime përshëndetëse në tribunë do të kenë gjuhëtarët: Snezhana Vellkovska, Snezhana Venovska – Antevska, Ljudmil Spasov, Bllagica Petkovska dhe Elizabeta Bandillovska.