Në Galerinë Çifte Hamam do të hapet instalimi multimedial që përmban pjesë të videos të titulluar “Rruga e dasmës” nga autorja Kristina Pulejkova,sonte në orën 19:00.

Ata janë filmuar në një studio me aktorët, në bazë të skenarit të shkruar nga Pulejkova dhe koreografia e bashkëpunëtores, Xhorxhia Tegou, i projektuar në ekrane ujore; projeksion holografik dhe video në realitet virtual 360 gradë.

Në konceptin e projektit është rrëfimi i ngjalës evropiane, e cila është renditur si specie e rrezikuar, dhe paralelisht autorja e përfshin edhe ngjalën e Ohrit, e cila migron në Detin e Sargaskos për t’u riprodhuar.