Ministria e Kulturës informon se Komisioni i përbërë nga: Trajçe Bllazhevski, Imer Bajrami, Xhemil Bektoviç, Agron Saliu dhe Aleksandar Andovski, i shqyrtoi kërkesat e arritura të Konkursit për financimin e projekteve me interes nacional nga sfera e veprimtarisë ndërkombëtare për pjesëmarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ekspozitën e 17-të internacionale të arkitekturës në Venecia vendosi që përfaqësuesi i vendit tonë për këtë vit të jetë projekti i zyrës së projektimit “Bina arkitektura SHPKPV” i titulluar “SEGA” nga autori Bekir Ademi së bashku me grupin e bashkë autorëve: Ana Rafaillovska, Jordan Shishovski, Amine Ademi, Enis Abovski, Enes Sever, Dren Nevzati, Atanas Naumovski, Gavrill Boshkovski, Elmedina Hasani, Nita Çavolli, Aida Bakalli Salihu, Ivana Çallovska.

Komisare e projekti është Dita Starova-Qerimi, drejtoreshë e Galerisë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, menaxhues janë Bekir Ademi dhe Jordan Shishovski, ndërsa bashkëpunëtorë të projektit janë prof. dr. Ferid Muhiq dhe Ramush Muarem.

Në afatin e përcaktuar të Konkursit, në Ministrinë e Kulturës arritën 2 kërkesa të: Shoqërisë për projektim, inxhinieri dhe shërbime, “Bina arkitektura SHPKPV” e përfaqësuar nga arkitekti Bekir Ademi i propozuar nga Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe projekti nga Bllagoja Bajkovski.

Gjatë shqyrtimit të kërkesave, Komisioni përcaktoi se projekti i Bllagoja Bajkovskit nuk i plotëson kushtet e përcaktuar në Konkurs, përkatësisht në Konkurs kanë të drejtë të paraqiten persona juridik, përkatësisht institucione nga sfera e kulturës (nacionale, lokale, private), shoqata, lidhje, asociacione dhe subjekte të tjera të regjistruara për kryerjen e veprimtarive nga sfera e kulturës/arkitekturës.  Pikërisht për këtë, projekti i Bajkovskit nuk u morë parasysh në procesin e mëtejmë të shqyrtimit dhe vendimmarrjes.

Komisioni gjatë shqyrtimit të projektit punoi në pajtim me dokumentacionin e qartë të përcaktuar, prioritetet, kriteret, kushtet dhe dorëzimin e detyrueshëm të cekur në Kërkesën që është pjesë përbërëse e Konkursit. Qëndrimi i Komisionit ishte që të përkrahet një projekt i qëndrueshëm dhe i argumentuar mirë që përputhet me temën e dhënë të Bienales, ekip kualitativ dhe profesional nga sfera e përfshirë në projekt.

Projekti i zgjedhur “SEGA” është shfaqje simbolike, e një pjese të shumicës dhe shoqësisë të drejtpërdrejtë të idesë njerëzore për shtëpi dhe bashkëjetesë. E gjithë kjo konceptualisht zbulon dy aspekte të qenies hapësinore-kohore, nevojën për ndarje dhe mbrojtje për kundrejt nevojës për marrëdhënien simbolike me mjedisin.

Koncepti materializohet si kompozicion i drurit i përbërë nga elemente të drurit të ndërlidhura në mënyrë të ndërsjellë në hapësirën e vetme të strukturës së harmonisë, korniza arkeptike, asociacioni i shtëpisë, vendbanimit dhe strehimores.

Ekipi që do të përgatisë pavijonin përbëhet nga: arkitektë, inxhinierë, dizajnues të grafikut dhe artistë me specializim të ndryshëm profesional dhe persona me  prejardhje të ndryshme etnike, të cilët do të përfaqësojnë karakterin multietnik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ekspozita internacionale e arkitekturës në Venecia këtë vit do të mbahet në periudhën prej 23 maj deri më 29 nëntor dhe tema hyrëse është “Si do të jetojmë së bashku”. Menaxher i Bienales së sivjetmë është Hashim Sarkis, arkitekt dhe ekspert në Universitetin MIT në SHBA.