Në Qendrën „Dhoma Publike“do të promovohet përkthimi në gjuhën maqedonase i librit „Piroti, vendi i rastësisë (Lotaringija)“ të Emanuel Rember, këshilltar i kulturës dhe bashkëpunimit në Ambasadën e Francës dhe drejtor i Institutit Francez në Shkup në orën 19:00.

Qëndrimin në secilin vend, diplomati Rember e përfundon me libër. Pas veprës „Ditë të turbullta në Libi”, qëndrimi në Bruksel e ka frymëzuar ta shkruajë biografinë për Zhan-Klod Pirot, poet belg, shkrimtar i mallkuar, avokat, anarkist dhe refugjat i përjetshëm.

Libri „Piroti, vendi i rastësisë (Lotaringija)“ është eseu i tij biografik, ndërsa në gjuhën maqedonase doli në botim të „Magor“. Takimi me lexuesit është menduar si intervistë që do ta mbajë gazetarja Ana Jovkovska, ku do të ketë përkthim konsekutiv nga gjuha frënge në gjuhën maqedonase.