Me koncertin “Prej nesh për ne” në sallën e madhe në INQK “Marko Cepenkov” në Prilep mbrëmë ishte shënuar 40-vjetori i themelimit të Shtëpisë së Kulturës në Prilep.

Salla e mbushur, publiku dhe artistët i kujtuan doajenët, në mesin e të cilëve edhe Bllazhe Koneski, si dhe kreun politik të asaj kohe që morën pjesë në hapjen e Shtëpisë, dhe promovimin e kulturës në qytetin hero.

Me rastin e përvjetorit, në sallën e ekspozitës është vendosur ekspozita retrospektive e veprave të kolonisë “Dren”.

Në koncert interpretuan artistë të shumtë të rinj nga disa shoqata dhe organizata që punojnë brenda Qendrës, duke thënë se më 14.11.1979 ishte hapur Shtëpia e Kulturës, ndërsa shfaqja e parë ishte “Pishtari” nga Koce Sollunski.

Në vitet e fundit QK “Marko Cepenkov” është bërë një përfaqësues i vërtetë i kulturës dhe artit, jo vetëm në qytet dhe në Maqedoninë e Veriut, por edhe jashtë kufijve.