Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vepron me vëmendje dhe seriozitet ndaj të gjitha situatave komplekse me të cilat ballafaqohet trashëgimia kulturore dhe natyrore botërore në Rajonin e Ohrit me vite të tëra.

Menaxhimi i dobët afatgjatë me rajonin dhe projektet megalomane të cilat ishin kërcënim për liqenin dhe parkun nacional ishin shkaku që UNESKO-ja të dërgojë misionin e mbikëqyrjes në muajin prill të vitit 2017. Nga fillimi i mandatit, Qeveria në mënyrë aktive i është përkushtuar zgjidhjes së problemeve në rajon, në bashkëpunim me komunat dhe sektorin civil.

Ky propozim-vendim, i cili nuk është final, duhet të jetë një nxitje për të gjitha institucionet dhe për qytetarët me qëllim që të punohet me një intensitet të shtuar që ta ruajmë trashëgiminë tonë botërore unikate. Qeveria konsideron se është realizuar zhvendosja në përmbushjen e rekomandimeve dhe se vendimi final duhet në mënyrë të qartë këtë ta reflektojë.

Ka edhe shumë punë për t’u bërë dhe në periudhën e ardhshme fokusi duhet të vihet në përmbushjen e rekomandimeve tjera të UNESKO-s, dhe kjo duhet të realizohet meqë trashëgimia kulturore dhe natyrore e Rajonit të Ohrit nuk i përket vetëm vendit tonë, por gjithë botës.