Filarmonia, bashkë me Korin e Operës, sonte në orën 20:00, pas një pauze të gjatë në skenën maqedonase, do të luajë Rekuiemin e Xhuzepe Verdit, i cili konsiderohet njëra nga veprat më të fuqishme dhe më dramatike në historinë e muzikës klasike.

Solistët në koncert janë sopranoja Vesna Gjinovska – Ilkova, mexosopranoja amerikane Eleni Matos, tenori korean Dejvid Junghon Kim dhe bas-baritoni Millan Siljanov. Orkestrën do ta drejtojë dirigjenti Emil Tabakov nga Bullgaria.

„Rekuiemi” paraqet një fuzion të bukur të operës, dramës, simfonisë, nga çastet shqetësuese vizuele të solos. Rekuiemi i Verdit u kushtohet dy artistëve të shquar italianë – shkrimtarit Aleksandro Manconi dhe kompozitorit Xhoakino Rosini.