Kinoteka mbrëmë për dashamirët e filmave organizon retro-kinema me disa tituj të klasikës së filmit, të xhiruara në formatet klasike 16 mm dhe 35 mm. Ato do të shfaqen në Parkun e Kinotekës në orën 20:00. Projeksioni do të fillojë me filma 10-minutësh të vëllezërve francezë, Lui dhe Ogist Limier të cilët e kishin filluar historinë e filmit më 28 dhjetor 1895 në Sallonin Indian në Gran Kafe në Paris, duke shfaqur disa filma të shkurtër. Krahas filmave francezë, sonte do të shfaqet edhe filmi artistik gjerman 67-minutësh “Kabineti i Doktor Kaligarit” nga viti 1920 në regjinë e Robert Vinesë dhe filmi ynë artistik “Dasma e përgjakur maqedonase” të xhiruar në vitin 1967 sipas skenarit të Sllavko Janevskit (sipas dramës së Vojdan Çernodrinskit), në regjinë e Trajçe Popovit. Kinoteka njoftoi se me projeksionet do t’u mundësojë vizitorëve ta përjetojnë atmosferën e kinemasë gjatë verës në Shkup disa dekada më parë kur ekzistonin disa kinema verore në vend të hapur. Hyrja në projeksionet është falas.