“Rinia pa Zot” të Borut Sheparoviq është shfaqja kroate në produksionin e ZKM Teatri dhe Motazhastroj, të cilën audienca e Shkupit do të ketë mundësinë ta shikojë sonte (17 shtator) me fillim në orën 20:00 në Qendrën Kulturore të Rinisë në kuadër të Teatrit të Hapur të Ri. Në orën 22:00, në sallën e vogël të Operës dhe Baletit Nacional do të interpretohet “Bakhi” në regjinë e Igor Vuk Torbica të Teatrit Kombëtar të Manastirit.