Të martën, 24 shtator 2019 duke filluar në orën 20:00, në skenën e vogël në Operën dhe Baletin Nacional do të shfaqet opera komike në një akt “Rita” nga Gaetano Doniceti.

“Rita” është rrëfimi mbi Ritën e re dhe të bukur, e përfshirë në ndërlikimet dhe intrigat e keqkuptimeve martesore me një fund komik, por të lumtur.

Regjisor është Trajko Jordanovski, ndërsa dirigjent është Andrea Naunov.