Teatri i Komedisë në Shkup sot në Ditën Botërore të Teatrit shënon vitin e tetë të themelimit. Gjatë tetë viteve të kaluara konsiderohet si Teatri më i vizituar në vend me gjithsej 34 premiera, janë realizuar një numër i madh i vizitave dhe bashkëpunimeve, ndërsa ka marrë edhe shumë çmime dhe mirënjohje, njofton Portalb.mk.

Këtë vit në Teatrin e Komedisë do të mungojë premiera e zakonshme më 27 Mars, për shkak të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së mëtejmë të virusit korona. Ndërkohë, teatri ofron shfaqje përmes repertorit online në internet – në kanalin e teatrit në YouTube në kohë të caktuara ku transmetohen pamjet e shfaqjeve të teatrit.