Filmi “Shelgu” i Milço Mançevskit do të shfaqet në festivalin e ardhshëm të filmit në Bengaluru, Indi, e cila mbahet nga 26 shkurti deri më 4 mars. “Shelgu” është në selektim me filmat më të suksesshëm të vitit të kaluar, mes të cilëve fituesi i oskarit “Parazit” nga Bang Jon-Ho, “Dhimbje dhe lavdi” të Pedro Almodovar “Oficer dhe spiun” të Roman Polanski.

“Shelgu” këtë pranverë vazhdon turneun në festival edhe me katër festivale të njohura evropiane dhe botërore: FEST në Beograd, Sinekvest në SHBA, Fantasporto në Portugali dhe Sofje, Bulgari.

Në festivalin e ardhshëm të 48. FEST në Beograd (nga 28 shkurt deri më 8 mars), “Shelgu” është në programin kryesorë të konkurrencës, me proeksionin e parë me 2 mars, dhe dy të tjerë, me 3 dhe 4 mars.

Nga FEST “Shelgu” udhëton në edicionin e 40 të Fantasporto në Porto (nga 28 shkurt deri më 8 mars), një nga udhëheqësit e 20-të në botë, ku filmi do të shfaqet me 6 mars në programin “Java e regjisorëve”

Muajin e kaluar “Shelgu” e kishte premierën dhe në Zelandën e Re dhe fitoi çmimin si filmi më i mirë të festivalit kamertal për filma të pavarur në Velington.

Filmi muajin e kaluar ishte shfaqur dhe në festivale të filmit vendor, “Kornizë e artë” dhe “Festivali i filmave bashkëkohorë iranian dhe maqedonas”.