Shënimi i 70-të vjetorit nga formimi i Teatrit “ Vojdan Çernodrinski”

Në 18 shkurt  të këtij viti do të shënohet 70 vjetori i formimit të Teatrit “Vojdan Çernodrinski”, i cili përmes këtyre shtatë dekadave  është zhvilluar dhe rritur duke theksuar krijimtarinë vendase të dramës.

Përvjetori do të shënohet nga 17 deri më 23 shkurt, me manifestimin e titulluar “ Java e teatrit” në të cilën do të shfaqet premiera e “Gënjeshtarët” në regji të Kole Angelovski, pesë shfaqje dhe projekti “Aktorët këndojnë” .

Në 70-të vjetorin e Teatrit “Vojdan Çernodrinski”i cili tani është pjesë e INQK “Marko Cepenkov”, ka shfaqur rreth 350 premiera dhe rreth 7000 shfaqje që i kanë parë më shume se 1.5 milion njerëz.

Shfaqjet më të shikuara  dhe të luajtura gjatë viteve “Prej huri në hu 1” në regji të Kole Angelovski dhe  “Patirtët e Selanikut“ nga Mile Poposki, gjithashtu në regji të Kole Angelovski.

Suksesi i madh në të kaluarën është arritur dhe me shfaqjet  “Çmimi”, “Nga koka vuajmë”, “Lejleku Siljan”, “Djep”, “Medea”,  “Kumbarë”, “ Qendra e mbledhjes”, “Të huan e duam, tonën se japim”, “Lutem për seks”, “Ndërtimi i kishës”, “Kosta Sarufte”, “Kaçuba e murrizit” etj.

Në ekzistimin e deritanishëm ,shfaqja e cila me sukses të madh e fitoi vëmendjen jo vetëm të publikut maqedonas por edhe të Ballkanit është “Daullet natën” nga Breht, në regji të Martin Koçovski, e cila është ngritur në dimensionet e brendit të teatrit maqedonas .

Teatri në vend ka parësinë e një shtëpie në të cilën jepen premiera të teksteve nga autorët e dramës maqedonase. Këtu për herë të parë janë të vendosur tekstet e Kole Çashule, Tome Arsovski, Blazhe Aleksoski, Blagoja Risteski-Platnar, Trajçe Krsteski, Vasile Dimeski, Petar Petreski etj.