Opera dhe Baleti Kombëtar do ta jap shfaqjen e baletit „Sheherezada“ me muzikë të Nikollaj Rimski Korsakovsonte prej orës 20:00. Koreograf i „Sheherezadës“ në OBM është Mihaill Krapivin nga Moska, skenografe është Marija Veteroska, ndërsa kostumet i punoi Maja Bursaq nga Serbia.

– Mistike, elegante dhe ekzotike. Shfaqjen e baletit të punuar sipas motiveve të tregimeve nga „Njëmijë e një net“ do të na e interpretojnë të parët e baletit, Aleksandra Mijallkova dhe Vasil Çiçijashvili, njoftoi OBM. Do të luajnë solistët, ansambli i baletit dhe orkestra e Operës dhe Baletit Kombëtar nën dirigjimin e Bisera Çadllovska.