E punuar si premiera e dytë dhe si shfaqja e parë e të rinjve këtë vit, sonte (e martë 22 tetor), në orën 19:30, në Teatrin për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup do të interpretohet “Edvard duar gërshërë”, në regjinë e Nela Vitosheviq sipas skenarit të Tim Bartonit dhe Karolajn Tompsonit. Për skenografinë në “Edvard duar gërshërë” u përkujdesën Kostantin Tërpenoski dhe asistentja e tij, Monika Angelevska, kostumet janë të Roza Trajçeska Ristovska, ndërsa muzika origjinale është e Ognen Anastasovski.