Shkolla shtetërore e arteve figurative dhe disenjit „Llazar Liçenoski“ me disa shfaqje sonte do ta shënojë 75-vjetorin e ekzistimit.

Prej orës 21:00 do të organizohet ekspozita e krijimeve të nxënësve, ekspozita e veprave të profesorëve të shkollës, si dhe shfaqja e modës së kreacioneve të nxënësve nga drejtimi i Disenjit të Tekstilit, nën udhëheqjen e prof.

Lira Grabul dhe bashkëpunëtorit të jashtëm, Rade Vasilev. Mbrëmja me të cilën do të shënohet përvjetori i ekzistimit të „Lazar Liçenoski“ do të vazhdojë me hepeningun muzikor dhe ngjarjen e rok-grupit „De off“.