Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi i shqiptarëve ka tashmë bustin e tij edhe në Malësinë e Trieshit në Mal të Zi. I pranishëm në ceremoni, kryetari i Komunës së Tuzit, tha se së shpejti Skënderbeu do të jetë edhe në Ulqin e Tuz.

Heroi Kombëtar i shqiptarëve tashmë e ka bustin e tij edhe në Triesh të Malësisë, në pjesën e Malit të Zi, transmeton OraNews.

Pranë shkollës fillore qe mban emrin e “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”, u lartësua edhe busti i ndërtuar me kontribut të bashkatdhetarëve në Amerikë.

Pjesëmarrës në këtë eveniment ishin personalitete të larta nga Malësia, Kosova, Shqipëria si dhe nga diaspora. Kryetari i komunës, Nik Gjeloshaj, premtoi se pas këtij busti, do të bëhet e ngritja e shtatoreve të heroit tonë edhe në Ulqin e Tuz.

Të pranishmit i përshëndeti edhe këshilltari i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, Flamur Gashi, i cili në emër të institucionit të presidentit, i dha titullin “Kalorës i Urdhërit të Skenderbeut”, ( pas vdekjes), ish-mësimdhënësit Gjon Lucaj.

Këngët patriotike e aktiviteti mori ngjyra festive nga interpretimet e këngëtarëve Nikollë Nikpelaj, Ilir Shaqiri, Shoqëria Kulturore Artistike“Besa”etj.