Me shfaqjen “Jeta për një ëndërr” kushtuar 50-vjetorit të Fakultetit të Arteve Dramatike, e cila do të jepet këtë të premte, më 1 nëntor në orën 20:00, në TKM do të fillojë Edicioni i 28-të i Takimeve Ndërkombëtare të Studentëve “Skomrahi” që këtë herë do të zhvillohen me moton “Zhvendose realitetin”.

Të udhëhequr nga ideja e zhvendosjes së inercisë në hijeshinë e përgjithshme të qytetit, studentët e Fakultetit të Arteve Dramatike në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” edhe këtë vit në të cilën festohet gjysmëshekulli i institucionit të tyre arsimor me krenari qëndruan prapa takimeve të tyre ndërkombëtare “Skomrahi”, përkatësisht pas Festivalit të tyre të Filmit Studentor, Teatrit dhe Kontrastit Kulturor të jetës së përditshme. Dhe pikërisht Edicioni i 28-të i manifestimit i cili, me pesë shfaqje teatrale, 30 filma, promovime, ekspozita dhe of-programe synon ta animojë vëmendjen e publikut kulturor vendor në periudhën nga 1 deri më 5 nëntor. në këtë rast do të zhvillohet me moton “Zhvendose realitetin”.