„Në vend të hapur“ është premiera më e re e IN Teatri „Komedia“, në regji të Andrej Cvetanovski, e cila do të luhet sonte, me fillim në orën 20:00, në skenën e vogël në këtë teatër. Shfaqja është punuar sipas tekstit të dramës së Mrozhekut, „Në det të hapur“.

„Në vend të hapur” është me një akt që bën fjalë për urinë, në çdo kuptim të fjalës. Për luftën për fuqi dhe për mënyrat ta arrish atë, si dhe për atë se çfarë do të dalësh si njeri pas asaj lufte. Një ndërlikim shekspirian, i shikuar nga prizmi komik. Një komedi e hidhur gjatë së cilës të qeshurit të ngel në fyt“, deklaroi regjisori Cvetanovski.

Në shfaqjen luajnë: Atanas Atanasovski, Tino Kostadinovski, Sergej Dimovski dhe Toni Denkovski. Skenograf është Sergej Svetozarev, kostumografe është Ivana Karanfillovska – Ugurovska, dramaturg është Darko Jan Spasov, ndërsa muzikën e bëri Dimitar Andonovski.

„Sivjet kjo është premiera e parë prej pesë premierave të planifikuara. Më gëzon fakti që kjo është shfaqja e dytë që do të luhet në skenën e vogël të Teatrit Komedia dhe që publiku tregoi interes të madh për këtë lloj të shfaqjeve. Paralelisht përgatisim edhe një shfaqje të re në skenën e madhe, e cila do të ketë premierë në maj“, thotë drejtori Sasho Ristovski.