Spasovski hesht për policët e papunësuar

Dy vite më parë, kur Ministri i Brendshëm Oliver Spaskovski mbante postin e Ministrit të Brendshëm teknik, pati premtuar se të gjithë 434 kandidatët që kryen trajnimet për policë, do të pranoheshin në punë. Por ai sot zgjodhi të mos përgjigjej për arsyen se përse 31 policë të diplomuar, ende mbeten jashtë MPB-së. Nga kabineti i tij na thanë që Ministri nuk do të japë përgjigje për çështje të tjera përveç se në lidhje me ngjarjen e sotme, me qëllim që të mos mbetet nën hije promovimi i punës së Qendrës për Mbështetje dhe Shpëtim. Madje televizioni Alsat-M ka pesë ditë që ka adresuar disa pyetje me postë elektronike në MPB, por ka pësuar heshtje edhe nga sektori për komunikim me publikun. Ata hezitojnë të përgjigjen në pyetjet se përse nuk janë pranuar këta 31 persona në punë, a kanë të drejtë të njëjtit të konkurrojnë përsëri dhe përse u është dhënë uniformë zyrtare policore, personave të cilët nuk janë pjesëtarë të policisë. Sipas informacioneve nga personat e lënë anash, me punë kanë filluar vetëm 3 nga 34 kolegë sa ishin gjithsej në fund të ranglistës. Për to, ata ngritën dyshime se të punësuarit kanë pasur lidhje të afërta me Ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski.

Pjesë e 31 personave të lënë jashtë MPB-së

Pas 1 vit e gjysmë, u pranuan tre persona nga grupi ynë. Ata me pikë janë më dobët se na, është shumë dallim i madh, se me qenë më i vogël nuk ka rëndësi. Nuk e di pse bëhet shumë pengesë e madhe për neve kur nuk bëhet fjalë për shumë mjete financiare, janë gati 8500 euro. Ne nuk jemi të sigurt, por mund të themi se ata ose kanë gjetur lidhje ose kanë dhënë mjete financiare. Tani edhe e nuk e dimë sigurt se çfarë kanë ndodhur me ta.”

34 personat që kishin qenë të fundit në ranglistën e gjeneratës së kandidatëve që mbaruan trajnimin në vitin 2016, asokohe ishin refuzuar me arsyetimin se Ministria e Financave e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, për qëllime partiake nuk ka lëshuar fonde të mjaftueshme. Ndërsa MPB-ja vazhdon edhe tani të mbajë të njëjtin qëndrim, edhe pse Ministria e Financave tani udhëhiqet LSDM-ja, parti kjo së cilës i përket i pari i uniformave blu, Oliver Spasovski. Që nga viti 2016 e deri më tani, në punë janë pranuar më shumë se 1500 pjesëtarë të ri të policisë.