Zëvendësministri i Kulturës, Vlladimir Llazovski, realizoi takim me drejtorin e Drejtorisë së Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore, Aco Kostov. Në takim, ata i shkëmbyen informatat për gjendjet aktuale në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, për aktivitetet e institucioneve në këtë fushë, si dhe Drejtorisë, dhe u bë fjalë mbi hapat e ardhshëm që do të ndërmerren për të rritur efikasitetin dhe për t’i tejkaluar gjendjet e caktuara që do të kontribuojnë në realizimin më të lehtë të Programit Vjetor.

Llazovski dhe Kostov i shkëmbyen mendimet për Propozim-ligjin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore që është në përgatitje, dhe konstatuan se të gjitha palët e interesuara do të kontribuojnë në formimin e kornizës së re normative me të cilën do të tejkalohen dobësitë e tanishme dhe do të krijohen mekanizmat e komunikimit dhe zhvillimit të rrjetit të institucioneve kompetente për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe mekanizmat për planifikimin dhe zbatimin e mbrojtjes së trashëgimisë jomateriale në nivel kombëtar dhe lokal.