Sot më datë 18.10.2019 në ora 11, në hapësirat e teatrit të Komedisë Shkup u mbajt konferenca e shtypit nga Festivali Ndërkombëtar Teatror Skupifestival Shkup, me rastin e hapjes së edicionit të 13 të këtij festivali, i cili do të fillojë nga e hëna, nga data 21 tetor dhe do të mbaroj më datë 27 tetor nën moton “Log in Theater”, transmeton Portalb.mk

Ky edicion do të mbahet në skenën e tetarit të Komedisë Shkup.

Konferencën për shtyp e hapi drejtori i FNT Skupifestivalit, Muzbajdin Qamili, i cili foli për programin dhe mënyrën e organizimit,  për përzgjedhjen e shfaqjeve që do defilojnë për këtë vit në Skupifestival,  duke bërë edhe thirrje artdashësve dhe në veçanti publikut teatrorë për ta përcjellë programin e këtij edicioni.

Ai njoftoi se festivali fillon me “Karnevalet e Korçës” në produksion të teatrin kombëtar të Kosovës, vazhdon me “Xhaxha Vanja” e Çehovit me teatrin Vazrazhdanie  nga Sofia, pastaj me “Perëndimin e Vetmuar”Martin Mekdona nga teatri U Mosta nga qyteti Perm i Rusisë, nga Lublana “Gratë e Ibsenit”, nga Tirana teatri Metropol me  “Natën Ma” nga autorja Marsha Norman, teatri Puls nga Beogradi me shfaqjen “Kiril dhe Klodell” dhe për në fund shfaqja nga teatri i Komedisë “Gra para sulmit nervor”,  e inskenuar sipas filmit me të njëjtin titull të regjisorit të njohur spanjoll Pedro Almodovar.

Për shfaqjen më të mirë në këtë edicion do të kujdeset juria e përbërë nga aktorja e njohur Yllka Mujo, gazetari dhe kritiku teatrorë Emin Azemi dhe aktori nga teatri popullorë maqedonas Borçe Naçev.

FNT Skupifestival këtë vit mbështetet nga Ministria e Kulturës, Qyteti i Shkupit, Teatri i Komedisë dhe Telekom Maqedoni, i cili për vitin e tretë me radhë ndihmon FNT Skupifestival Shkup.

Hapja solemne bëhet të hënën më datë 21 tetor më ora 20 në teatrin e Komedisë, aty edhe ku do luhen të gjitha shfaqjet.

LEXO: Më 21 tetor do të fillojë festivali teatror “ITF Skupifestival” (VIDEO)