Teatri i Dramës i Shkupit, nesër (4.10) me shfaqjen “Partia Remi” do të marrë pjesë në Ditët e Kulturës Maqedonase në Toronto, Kanada, të cilat mbahen çdo vjet.

Ditët e Kulturës Maqedonase organizohen nga Këndi i Teatrit në Maqedoni, organizatë që ka për qëllim ta promovojë kulturën maqedonase në kontinentin amerikan.