Teatri i Dramës në Shkup këtë vit do të marrë pjesë në Festivalin e 7-të Ndërkombëtar të Teatrit, të shtunën më 28 shtator në orën 20:00, të organizuar nga Teatri i Tetovës me shfaqjen “Të huajt” në regjinë e Nela Vitosheviq.

Shfaqja do të interpretohet në skenën e madhe të teatrit në Tetovë, ndërsa biletat për këtë ngjarje do të jenë falas.