Teatri i Vallëzimit – Shkup do të jetë mysafir në Teatrin Kombëtar të Vallëzimit Bashkëkohor „Shajo“ në Paris në sezonin 2020/2021, kur teatri prestigjioz franez do ta shënojë 100-vjetorin e ekzistimit.

Teatri „Shajo“ ndodhet përballë Kullës së Ajfellit dhe konsiderohet njëri nga teatrot më të rëndësishëm në Francë dhe në mbarë botën. Teatri i Vallëzimit – Shkup mori ftesë që të jetë mysafir për vetëm tetë vitesh ekzistencë, që është një mirënjohje dhe sukses i madh.Sipas koreografes dhe drejtoreshës artistike të Teatrit të Vallëzimit – Shkup, Risima Risimkin, në muajin janar do të shtypet programi për sezonin e ardhshëm dhe kjo do të thotë se shteti do të prezantohet gjatë gjithë vitit para se të jetë mysafir.

Drejtori i Institutit Francez dhe këshilltari i kulturës në Ambasadën e Francës, Emanuel Rember, theksoi se që Teatri i Vallëzimit – Shkupit të jetë mysafir në Teatrin Kombëtar të Vallëzimit Bashkëkohor „Shajo“ në Paris është rezultat thuajse i bashkëpunimit 20-vjeçar.

Teatri „Shajo“ ishte ndërtuar në vitin 1878 për ekspozitën botërore EKSPO. Në vitin 1920 ishte shpallur Teatër Kombëtar në Francë, dhe për herë të parë në nivel botëror një teatër e merr shenjën kombëtar. Në vitin 1948 bëhet selia e KB-së, kur ishte nënshkruar Konventa Universale për të Drejtat e Njeriut e KB-së. Ky teatër është njëri nga vendet më prestigjioze të kulturës në botë për vallëzimin bashkëkohor, në nivel të Operës Metropolitane në Nju Jork.

Teatri i Vallëzimit – Shkup ishte themeluar në vitin 2011 dhe në periudhën prej tetë vitesh arriti të shfaqet në skenat dhe festivalet prestigjioze në Evropë, SHBA dhe Kinë.Vitin e kaluar, kompania e vetme bashkëkohore vendore e vallëzimit kishte privilegjin të jetë mysafire në „Holland Dance Festival“ në Hagë, në „Battery Dance Festival“ në Nju Jork, dhe në skenat e Pekingut.