Teatri “Komedia” filloi xhirimin e një dokumentari për aktoren e madhe Ançe Xhambazova. Nga Teatri thonë se filmi do të jetë në regjinë e Mile Grozdanovski, ndërsa skenarin e realizoi Goce Trajkovski.

Filmi do të paraqesë aspekte të ndryshme të jetës dhe karrierës së aktores së madhe Ançe Xhambazova, ndërsa premiera e dokumentarit do të jetë në kuadër të festivalit “Hëna e zhveshur”, në përmbylljen më 9 shtator.

Festivali “Hëna e zhveshur” do të mbahet nga 2 deri më 9 shtator në Komunën e Aerodromit.