Teatri për Fëmijë dhe Rinj – i vetmi teatër i specializuar profesional kushtuar produksionit të teatrit për fëmijë, me 25 Mars 1990 me shfaqjen “Përbindëshat e qytetit tonë” filloi zyrtarisht punën.

Me rastin e 30-të vjetorit, nga Teatri informojnë se është prodhuar një monografi ku përmblidhen tre dekadat e zhvillimit në këtë teatër, premierat e shumta, të ftuar dhe çmimet.

-Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, monografia së bashku me aktivitetet e tjera me rastin e  ditëlindjes, do të shtyhen për një rast tjetër,” informuan nga Teatri.