Ambasada e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut i informon të gjithë kandidatët e interesuar potencialë për mundësinë e marrjes së bursave për Studime të Përparuara Master për Menaxhimin Evropian dhe Ndërkombëtar në Universitetin e Gjenevës.

Më shumë informata mund të gjeni në www.meig.ch.

Në bashkëpunim me Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Universiteti i Gjenevës në vitin 2017 e krijoi programin “Studime të Përparuara Master për Menaxhimin Evropian dhe Ndërkombëtar (MEIG)”. Ky është një program shumë inovativ që i kombinon studimet akademike dhe arsimin praktik me një praktikë në organizatën ndërkombëtare ose një studim gjithëpërfshirës në temen lidhur me menaxhimin. Ky program 10-mujor i ka për qëllim veçanërisht profesionistët e rinj të cilët tashmë kanë përvojë praktike dhe dëshirojnë t’i përsosin njohuritë e tyre për menaxhimin evropian dhe ndërkombëtar.

Suksesi i këtij programi i ka bindur donatorët privatë të ofrojnë 10 bursa për pjesëmarrësit e MEIG-së të ardhur nga vendet shfrytëzuese të APD-së, sipas listës CAD / OCDE.

Arsyeja kryesore është se bashkëpunimi ndërkombëtar mund të ketë sukses vetëm nëse pjesëmarrësit kanë njohuri të mirë se si funksionon menaxhimi ndërkombëtar.

Janë siguruar 5 bursa, secila me vlerë 45,000 franga zvicerane. Këto mjete i mbulojnë shpenzimet e regjistrimit dhe kontribuojnë ndjeshëm në mbulimin e shpenzimeve të jetës në Gjenevë. Pesë bursat e tjera, secila me vlerë 20,000 franga zvicerane, kontribuojnë vetëm për t’i mbuluar shpenzimet e jetës në Gjenevë. Të dy kategoritë e bursave janë të rezervuara për kandidatët e shkëlqyeshëm që nuk kanë mjete financiare për t’i mbuluar shpenzimet e programit.

Dhënia e këtyre bursave kushtëzohet nga fakti se personave të cilëve u jepen janë të detyruar të kthehen në vendet e tyre, në mënyrë që ata të mund të përfitojnë nga aftësitë e fituara në program. Kandidatët gjithashtu duhet të marrin pjesë në mënyrë aktive dhe t’i ndjekin ligjëratat në Gjenevë nga dita e parë deri në ditën e fundit të programit. Nëse këto kushte nuk përmbushen, pranuesi duhet ta kthejë shumën e plotë të bursës.

Kandidatët potencialë mund të punësohen në ministritë e Punëve të Jashtme, profesionistë të rinj që punojnë në sektorin privat ose në një organizatë joqeveritare, ose studentë të shkëlqyeshëm në studimet pasuniversitare.

Kushtet e tjera për pranimin në program janë paraqitur në faqen e internetit të MEIG-së. Kandidatët do të përzgjidhen sipas dosjes.