Festivali Ndërkombëtar i Filmave të xhiruar me telefon celular “Mobil Festival” shpall thirrje të hapur për paraqitjen e filmave për Edicionin e 10-të, finalja e të cilit me shpalljen e fituesve do të mbahet më 6 dhjetor në Shkup në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut. Të drejtën e paraqitjes e kanë të gjithë filmat e xhiruar me telefon celular që nuk janë më të gjatë se 10 minuta dhe të cilët nuk janë paraqitur më parë në edicionet e mëparshme të “Mobil Festival”. Në konkurrencë do të hyjnë të gjithë filmat që do të mbërrijnë deri në afatin e fundit të paraqitjes – 20 nëntor 2019. Filmat mund t’i paraqitni në emailin e mëposhtëm [email protected].