Filmi „Perëndia ekziston, emrin e ka Petrunija“ nga Teona Mitrevska dhe filmi dokumentar „Toka  e mjaltit“ nga Lubo Stefanov dhe Tamara Kotevska hynë në garën për çmimin e rëndësishëm „Luks“ në Festivalin e 54-t të Filmit në Karlovi Vari.

Në festival, gjysma e filmave të seleksionuar janë bashkëproduksione evropiane, ndërsa nga 10 filmat e zgjedhur tre do të zgjidhen si konkurrentë për çmimin „Luks“ i cili do të dorëzohet më 27 nëntor në Strasburg.