Filmi dokumentar “Toka e mjaltit”, në regjinë e Lubo Stefanov dhe Tamara Kotevska, ka hyrë në përzgjedhjen e ngushtë për çmimet Oskar në dy kategori – për filmin dokumentar dhe për filmin e huaj, për ndarjen e 92-të që do të mbahet më 9 shkurt në Los Anxhelos.

Akademia Amerikane e Filmit publikoi një listë të shkurtër nominimesh për Oskar mbrëmë nga filmat që janë kandidatë për çmimin prestigjioz.

Filmi ynë është ndër 15 kandidatët për filmin më të mirë dokumentar të përzgjedhur nga 159 filmat e paraqitur në këtë kategori.

“Toka e mjaltit” gjithashtu hyri edhe në përzgjedhjen e ngushtë prej 10 filmave për Oskar për filmin më të mirë ndërkombëtar me metrazh të gjatë, kategori në të cilën u kandiduan 91 filma. Konkurrencë e filmit tonë në këtë përzgjedhje është filmi i ri i regjisorit spanjoll, Pedro Almodovar “Dhimbje dhe lavdi” dhe “Parazit” të Koresë së Jugut nga Bong Jon-ho (fitues i “Palmës së Artë”) dhe shtatë filma të tjerë nga Çekia, Estonia, Franca, Hungaria, Polonia, Rusia dhe Senegali.

Akademia do t’i njoftojë të nominuarit në të gjitha kategoritë më 13 janar 2020.

Filmi ynë këtë muaj ishte në mesin e pesë të nominuarve për filmin më të mirë dokumentar në Çmimet Evropiane të Filmit për vitin 2019. Ndër çmimet e këtij muaji është edhe mirënjohja nga “Njujork Tajms” për filmin më të mirë në vitin 2019, dy mirënjohje nga Çmimet Ndërkombëtare të Filmave Dokumentarë në Los Anxhelos, filmi më i mirë dokumentar nga kritikët e filmit në Nju Jork…