“Toka e mjaltit” (Honeyland) në rrugën e saj të suksesshme të festivalit dhe në pritje të madhe për nominim për Oskar në dy kategori, këto ditë ka fituar edhe dy mirënjohje të rëndësishme. Kameramanët Fejmi Daut dhe Samir Luma e fituan çmimin “Cinema Eye Honors” për arritjet e shkëlqyera në kinematografi dhe çmimin për filmin më të mirë dokumentar që e ndan Shoqata Ndërkombëtare e Kritikëve të Filmit (NSFC). ”

Cinema Eye Honors” janë çmime që e njohin jashtëzakonshmërinë dhe përsosmërinë në kinematografinë dokumentare dhe përfshijnë çmime për regji, produksion, kinematografi dhe montazh.

Për ata që nuk e kanë parë ende filmin më të suksesshëm maqedonas për këtë vit, ata do të kenë mundësinë përsëri këtë muaj, kur ai do të shfaqet prej nesër deri më 15 janar në orën 20:00 në Kinemanë “Milenium” dhe në Kinotekë nga 13 deri më 18 janar, me projeksionet në orën 18:00 dhe orën 20:00.