Ishte njëherë në Shkup! Kështu në mënyrë simbolike në frymën e të rrëfyerit të mirë dje në Hamamin e Daut Pashës ishte hapur Festivali i 7-të Ndërkombëtar i Letërsisë „Pro-Za Ballkan“.

Në hapjen morën pjesë autori bullgar, Alek Popov, fituesi i sivjetëm i çmimit „Prozart“ për kontributin e autorit në zhvillimin e letërsisë së Ballkanit, dhe autori serb, Svetisllav Basara, i cili vitin e kaluar ishte laureat i çmimit të njëjtë, por për shkaqe shëndetësore nuk arriti të vijë.

„Pro-Za Ballkan“ vazhdon sot në orën 17:00 në Qendrën Kulturore Turke “Junus Emre“ ku do të mbahet takimi „Erxhan Kesal në Shkup!“ me mysafirin special të festivalit Erxhan Kesal, skenaristi i fituesit antologjik të Kanës nga viti 2011, „Ishte njëherë në Anadoli“. Moderatorë do të jenë Aleksandar Prokopiev dhe Dejan Trajkoski.

Në orën 19:00 në info qendrën e BE-së do të mbahet tryeza e rrumbullakët „Letërsia, frika, politika“. Krahas mysafirëve vendorë do të marrin pjesë shkrimtarët nga vendet e huaja dhe anëtarët e programit „Shkupi fellowship“ të cilët pastaj do të kenë takim zyrtar me anëtarët e Asociacionit Maqedonas të Botuesve.

Pjesëmarrës në „Shkupi fellowship“ janë: Pjer Astie, i cili është përfaqësues i spektrit të ndryshëm të autorëve francezë dhe të tjerë (fantastikë dhe të tjerë), Betina Vorgoter, e cila punon redaktore në shtëpinë botuese në Vjenë; Katja Urbanija nga shtëpia botuese „Goga” nga Lubjana, Rexhep Hida, nga shtëpia botuese „Fan Noli“ nga Shqipëria, etj.